Nga Rajoni
22 October 2026
Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë: Të gjithë në shesh

Të shtunën e 24 tetorit pritet të zhvillohet një tjetër protestë studentore përpara godinës së Kryeministrisë. Përmes një thirrjeje publike të shpërndarë në rrjetet sociale, qytetarët ftohen të mblidhen në shesh.

Në njoftimin e shpërndarë, me slloganin “Të shtunën, të gjithë në shesh!”, bëhet me dije se vendtakimi do të jetë përpara godinës së Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Gjithashtu theksohet se kjo protestë do të jetë rinore, popullore dhe e diasporës, raporton Euronewsalbania.

Prej 10 ditës studentë, gjimnazistë dhe të rinj po protestojnë në rrugët e Tiranës teksa kanë refuzuar dialogun me kryeministrin Edi Rama. Ata kanë bërë thirrje për dorëheqjen e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Faqja e huaj fut Encën në mesin e 30 dështimeve më të mëdha të photoshop-it14 October 2021
Kroacia i dorëzon një dokument shteteve anëtare të Bashkimit Evropian me tetë kushtet për anëtarësimin e Malit të Zi në BE15 October 2026
Shkurte Fejza injoron polemikat rreth fshirjes së këngës, interpreton "Mora Fjalë" para shqiptarëve në New York25 September 2026