Nga Bota
22 October 2026
Kroaci, Lamborghini rrëshqet nga rruga dhe përfundon mbi barrierën mbrojtëse

Një drejtues i një Lamborghini me targa britanike, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe në autostradën kroate A1, doli nga rruga në drejtim të Dubrovnikut dhe përfundoi mbi barrierën mbrojtëse.

Është vërejtur gjithashtu edhe një Ferrari, çka çon në dyshimin se dy automjetet mund të kenë qenë duke garuar.

Për fat të mirë, nuk ka pasur të lënduar, raportojnë autoritetet kroate.

Klubi Kroat i Automobilave (HAK) paralajmëron se rrugët janë në disa vende të rrëshqitshme dhe shoferët këshillohen që t’i përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës.



Të ndryshme
Më shumë
Arrestime pas zjarrit në pallatin pranë QSUT, vijojnë hetimet për shkaqet15 April 2026
Vuçiq: Nuk është fer që Shkupi dhe Tirana nuk fituan datë për fillim të bisedimeve me BE-në24 June 2021
Sot 518 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni10 August 2021