Nga Vendi
22 October 2026
Qendra Analitike dhe Hulumtuese "Abdilaqim Ademi" vazhdon takimet me degët e BDI-së, radha në Dibër

Drejtoresha e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, ka vazhduar ciklin e takimeve me degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe identifikimin e nevojave për zhvillim profesional dhe organizativ.

Kësaj radhe, ajo u prit nga anëtarët e Degës së BDI-së në Dibër, të udhëhequr nga kryetari Butrint Sela, si dhe nga përfaqësueset e Forumit të Gruas, në krye me kryetaren Valmira Kobeci, dhe përfaqësues të Forumit Rinor të kësaj dege.

Gjatë takimit u diskutuan tema me interes të përbashkët, me theks të veçantë në veprimtarinë e Qendrës Analitike dhe Hulumtuese dhe mundësitë për zgjerimin e aktiviteteve trajnuese. Të pranishmit shprehën interesim për më shumë angazhim dhe mbështetje profesionale nga Qendra, veçanërisht për të rinjtë, përmes trajnimeve që synojnë zhvillimin e njohurive, aftësive dhe kapaciteteve të tyre.

Drejtoresha Fatjona Geci i falënderoi për mikpritjen dhe interesimin e treguar, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim konkret dhe të vazhdueshëm, me qëllim realizimin e aktiviteteve që u përgjigjen nevojave të degës dhe kontribuojnë në zhvillimin profesional të anëtarëve të saj.

“Bashkëpunimi merr vlerë kur njohuritë kthehen në mundësi, trajnimet në zhvillim dhe angazhimi në rezultate konkrete për të rinjtë dhe shoqërinë.”



Të ndryshme
Më shumë
Vaksina ruse për Covid, Venezuela kërkon vullnetarë për testimin 2 September 2020
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit19 October 2021
Hoxha thotë se është mëkat i madh për gruan që të refuzojë seksin30 September 2021