Nga Rajoni
23 October 2026
“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh”, Rama: Protesta u financua nga krimi i organizuar dhe para e huaj

Kryeministri Edi Rama tha në një komunikim në rrjetet sociale se protesta që po mbahet prej 10 ditësh në Tiranë është financuar nga krimi i organizuar dhe para ardhura nga jashtë vendit nga forca të huaja.

Sipas Ramës, policia ka në duar të dhënat për përgatitjen e kësaj proteste prej disa muajsh, duke nisur që nga futja e maskave dhe lëndëve shpërthyese te organizimi në rrjete sociale.

“Përshkallëzimi është përgatitur prej muajsh, të dhënat për futjen e maskave dhe lëndëve eksplozive përmes doganë janë në duart e policisë, të dhënat e organizimit të grupeve si pjesë e Antifa janë në duart e policisë, por në duart e policisë janë edhe pjesëmarrësit apo më saktë një pjesë e tyre në këtë dhunë të financuar nga krimi i organizuar dhe para e ardhur nga jashtë ku padyshim glasa mbi tortë është PD që dje mori autorësinë e nisje së dhunës te ministria e arsimit”, tha Rama, raporton euronews.al.



Të ndryshme
Më shumë
LSDM: Çdo ditë qeveria e VMRO-së zhytet në skandale, krim dhe korrupsion 2 February 2026
Austria e vendos Maqedoninë në listën e vendeve të sigurta nga pandemia23 June 2021
Zvicra urdhëroi dëbimin e 250 shqiptarëve e kosovarëve të dënuar gjatë 2025’ës16 October 2026