Nga Rajoni
23 October 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Tatimet identifikojnë 127 biznese të prekura, vlera arrin në 2.15 milionë euro

Administrata Tatimore ka identifikuar deri më tani 127 biznese të dëmtuara gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ndërsa vlera totale e dëmeve të raportuara arrin në 2.15 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, 55 biznese janë evidentuar nga verifikimet e kryera në terren nga punonjësit e administratës, ndërsa 72 subjekte të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.

Procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon, me qëllim mbledhjen dhe përditësimin e informacionit mbi humbjet materiale të shkaktuara në ambientet tregtare.

Administrata Tatimore po kryen kontrolle në terren, ndërsa po shqyrton edhe të dhënat e deklaruara nga vetë bizneset e prekura.

Përmes një njoftimi, Tatimet u kanë bërë thirrje subjekteve që kanë pësuar dëme të përdorin shërbimin “Dëmi im”, të aksesueshëm në portalin e-Albania, për të raportuar dëmtimet në aktivitetin e tyre.

Dëmet materiale janë shkaktuar gjatë protestave të zhvilluara ditët e fundit në kryeqytet, ku janë dëmtuar ambiente dhe njësi të ndryshme tregtare. /Tch/



Të ndryshme
Më shumë
Arbana Osmani i bën dhuratën që nëna e saj nuk e priste21 September 2026
Rrjeti serb depërton thellë në biznesin e kanabisit në Maqedoni, zbardhen lidhje të reja 2 March 2026
Alaudin Hamiti merr vendimin drastik: Do të mbyll emisionin “NIN”, kjo është arsyeja29 June 2021