ShowBiz
24 October 2026
“Ngadalë o vëlla”, fansi kap Xhensila Myrtezajn në qafë gjatë koncertit

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë një prej koncerteve të saj të fundit, pasi një fans ka tentuar ta puthë pa dëshirën e saj teksa ajo po performonte pranë publikut.

Në videon që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet momenti kur një i ri zgjat dorën, e kap këngëtaren pas kokës dhe përpiqet ta afrojë drejt vetes për ta puthur.

Xhensila ka reaguar menjëherë, duke ia larguar dorën dhe duke u tërhequr disa hapa pas. E irrituar nga veprimi i papritur, ajo ka ndërprerë për pak çaste këngën dhe i është drejtuar të riut me fjalët: “Ngadal, ngadal o vëlla!”

Situata ka shkaktuar të qeshura mes disa personave të pranishëm në publik, ndërsa këngëtarja nuk e ka fshehur pakënaqësinë për sjelljen e fansit.

Megjithatë, pas këtij momenti, Xhensila ka vendosur të vazhdojë performancën, duke mos lejuar që incidenti të ndërpriste koncertin.



Të ndryshme
Më shumë
Taravari, Mickoskit: Qeveria të mos krijojë "shkëndija" brenda vendit nëse kërkon stabilitet në Ballkan28 September 2026
Protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka koshave pranë Ministrisë së Arsimit14 November 2026
“Siniçan”, takimi në qeveri pa marrëveshje 5 August 2020