Nga Vendi
24 October 2026
Katër persona kapen duke gërmuar ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit

Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë privuar nga liria katër persona: N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga fshati Vrapçisht.

Ata janë kapur në flagrancë duke kryer gërmime të paligjshme me qëllim gjetjen e arit. Gjatë kontrollit, policia u ka konfiskuar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe sende të tjera.

Katër personat dyshohen se kanë kryer veprën penale sipas nenit 264 të Kodit Penal, „Dëmtimi ose shkatërrimi i pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose i rariteteve natyrore“.

Të gjithë janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).



Të ndryshme
Më shumë
Zvicra ka mungesë mjekësh, por universitetet refuzojnë qindra studentë që duan të studiojnë mjekësi21 October 2026
Fillon sesioni vjeshtor, Kuvendi i Maqedonisë nën hijen e zgjedhjeve lokale30 August 2021
Nafta rritet mbi 100 dollarë, tregjet tronditen nga frika e përshkallëzimit të luftës në Iran 8 October 2026