Nga Rajoni
26 October 2026
“Pres të mos mund të flini”, letra tjetër për shtetin e gruas nga Peja që u vra nga kunati i saj

Një tjetër letër e shkruar nga gruaja nga Peja që u vra të dielën mbrëma nga kunati i saj, e publikuar nga Natyra Kuçi, ngre shqetësime të rënda lidhur me mënyrën se si ajo e ka përjetuar trajtimin nga institucionet dhe sistemin e drejtësisë.

Në shkrimin e saj, tashmë e ndjera kishte shprehur pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dhe shqetësimet e saj, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë para ligjit, transmeton klankosova.tv.

“Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi që përcillet nga letra e saj, ku ajo shpreh shqetësimin se kërkesat e saj nuk janë marrë seriozisht dhe se e drejta për t’u dëgjuar nuk i është garantuar ashtu siç priste.

Letra e plotë:

“Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribut japin institucionet në vrasjen e grave. Ju jeni ndikuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero! Faktet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën mundësi!

Për më shumë, gjyqtarët i lëshojnë vendimet kontradiktore e bënë të vështirë jetën e një gruaje dhe jetën e një fëmije. Ndoshta nuk di, ndoshta di çfarë nuk duhet të di.

As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini! Faleminderit që morët kohë për ta arsyetuar veten dhe gjyqtarin.



Të ndryshme
Më shumë
Aurela Hoxha bëhet nënë për herë të parë, lajmin po e mbanë super të fshehur15 June 2021
Reagon BDI Dibër pas vendimit të Gjykatës Administrative25 October 2021
Marrëveshje historike në Ministrinë e Mjedisit, rritje pagash dhe përmirësim i kushteve për punonjësit31 March 2026