Sport
15 August 2020
HISTORIKE/ Tërmet 8 ballë Bayerni turpëron Barcelonën në Champions League

Tërmet 8 ballë dhe turpërim në Lisbonë, atje ku Bayerni i ka dhënë një leksion të vërtet Barcelonës. Besojeni ose jo, por ndeshja u mbyllë në shifrat 8-2.Skuadra e Flick mbrëmjen e sotme dhuroi spektakël ndaj spanjollëve duke treguar se janë favoritët kryesor për të fituar këtë edicion.

Bavarezët zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 4-t me Thomas Muller, por barazimi do të vinte shumë shpejt, pas një autogoli të Alaba. Gjithsesi Bayerni nuk do te ndalej me kaq, pasi në harkun e 10 minutave do të shënonte tri gola të tjerë me Perisic, Gnabry dhe sërish Thomas Muller.

Në fillimin e pjesës së dytë, Luis Suarez rindezi shpresat me Suarez, por vetëm për pak, pasi ekipi gjerman shënoi një tjetër gol me Kimmich. Në minutat e fundit të duelit kishte kohë edhe për Lewandowski, ndërkohë që Coutinho u hakmor në mënyrën më të mirë, duke shënuar një dopietë, edhe pse kërkoi falje në festim.



Të ndryshme
Më shumë
BDI denoncon avancimet etnike në DAP: “Ndarje e rrezikshme dhe diskriminim sistematik ndaj shqiptarëve”21 May 2025
Filipçe jep lajmin e fundit për ardhjen e vaksinave dhe hapjen e pikave të vaksinimit21 June 2021
Kush ishte Zonja e Parë e Prishtinës?20 October 2021