Nga Vendi
27 October 2026
Albulena Haxhiu për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Regjim i veçantë trafiku do të jetë në fuqi sot në Shkup për shkak të vizitës së kryeparlamentares së Kosovës, Albulena Haxhiu.

"Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, do të jetë sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit", njoftoi Ministria e Brendshme.

MPB u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në rrugë që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë.



Të ndryshme
Më shumë
Shyhretja thotë për mbesen: “Me ta kënaq synin”20 October 2021
Gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë, çka përmban paketa e re e Komisionit Europian 6 October 2026
‘S’të eci kënga tani bën lojë’, komenti nxjerr Melisën nga takti20 August 2021