Nga Rajoni
27 October 2026
Pushkë, 153 fishekë dhe sëpatë, çfarë sekuestroi Policia në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia e Kosovës ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, kontrolli është kryer më 25 tetor 2026, në kuadër të rastit të evidentuar si “Vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar, është gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, disa pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.



Të ndryshme
Më shumë
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti me kongresistin amerikan: Ka pasaktësi dhe gabime ligjore, duhet korrigjuar në Apel21 September 2026
Rogerti sfidon publikisht Jozin në ring: Hajde ta bëjmë tamam!17 September 2026
Zjarret në Shqipëri, përmirësim i situatës, disa vatra ende aktive 7 August 2026