Nga Rajoni
27 October 2026
Përfaqësuesi i Listës së Studentëve: Politika e Serbisë ndaj Rusisë nuk do të ndryshojë, e respektojmë si fuqi të madhe dhe mbrojtëse historike

Jovo Bakiq, një nga përfaqësuesit e Listës së Studentëve (Studentska lista), e cila fitoi zgjedhjet në Serbi të dielën, ka deklaruar se qeveria e re nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë.

Bakiq, pedagog universitar, tha të hënën në një intervistë për median ruse RT Balkan se Rusia do të vazhdojë të konsiderohet fuqi e madhe dhe partner historikisht i rëndësishëm për Serbinë, raporton Reuters, transmeton Klix.

“Ne e respektojmë Rusinë si një fuqi të madhe dhe si partnerin tonë historikisht të rëndësishëm – dhe, në shumë raste, si mbrojtëse. Nuk do të ketë ndryshime në këtë drejtim”, deklaroi Bakiq.

Para zgjedhjeve, Lista e Studentëve kishte bërë të ditur se nuk do të vendoste sanksione ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu, ajo kishte shprehur angazhimin për ruajtjen e neutralitetit ushtarak të Serbisë dhe kishte përjashtuar kërkesën për anëtarësim në NATO.



Të ndryshme
Më shumë
Isa Mustafa: Për zgjidhjen e presidentit duhet marrëveshje mes pozitës dhe opozitës 8 April 2026
Arabia Saudite lëshon alarmet e para për sulme ajrore në Riad që nga përshkallëzimi i sulmeve nga Houthit19 September 2026
“Safe City” regjistroi gati 300 shkelje në dy ditët e para të funksionimit në Ohër, Strugë, Kërçovë dhe Dibër15 October 2026