ShowBiz
27 October 2026
Loredana e shfaq pas shumë kohësh në publik Blerim Destanin, aktori në top formë

Artistja shqiptare Loredana ka publikuar në Instagram një fotografi të aktorit Blerim Destani, me të cilin ruan një raport të afërt shoqëror. Gjatë ditëve të fundit, ajo është takuar me Destanin dhe reperin Noizy.

Takimi i tyre ka ngjallur interes për mundësinë e një bashkëpunimi të ri mes Loredanës dhe Noizyt, të cilët kanë bashkëpunuar edhe më herët.

Megjithatë, deri më tani nuk ka ndonjë informacion të konfirmuar për një projekt të ri mes tyre, shkruan “Kosovarja”.

Në fotografinë e publikuar në Instastory, Blerim Destani shfaqet në formë të mirë. Aktori, i cili e mban jetën private larg vëmendjes së vazhdueshme publike, shfaqet herë pas here në postimet e miqve të tij.

Loredana e shfaq pas shumë kohësh në publik Blerim Destanin, aktori në top formë



Të ndryshme
Më shumë
Einxhel provokon Donaldin nëse do e nominonte Trixën, kjo është përgjigjja e tij 9 January 2022
Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon 1 November 2026
OVL e UÇK-së kërkon procedimin e Ligjit për Specialen, Syla: S’do rrimë duarkryq29 September 2026