Nga Rajoni
27 October 2026
Iu dha lamtumira e fundit Arlinda Zekajt, e cila u vra nga kunati i saj...

Familjarë, miq e qytetarë të shumtë po mblidhen sot në varrezat e fshatit “Radac” të Pejës ku do t’i jepet lamtumira e fundit Arlinda Zekaj, e cila u vra nga kunati i saj, Albert Sylaj.

Arlinda Zekaj ishte kërcënuar, ishte sulmuar disa herë dhe e njëjta nuk kishte gjetur përkrahjen e institucioneve për t’i ofruar sigurinë që i nevojitej.

Arlinda u vra të dielën në mbrëmje nga Albert Zekaj përmes goditjeve me sëpatë.

Arlinda varroset sot, ndërsa i dyshuari vazhdon që të jetë ende në arrati.

Derisa ish-bashkëshorti i saj Jeton Sylaj tani për tani është para trupit gjykues në Pejë, tek varrezat në Radac ka një numër të madh të zyrtarëve policorë të cilët po përkujdesen për sigurinë e shtuar në këtë rast.

Neglizhenca në rastin e Arlinda Zekaj ka bërë që të ketë reagime të shumta, derisa kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se Ministria e Drejtësisë dhe MPB-ja kanë 54 orë afat për t’i dorëzuar raportet mbi rastin./Lajmi.net/



Të ndryshme
Më shumë
236 shkelje trafiku në Shkup, 83 për tejkalim të shpejtësisë22 July 2021
Shefi nuk ia dha rrogën, punëtori merr buldozerin dhe i shkatërron pesë kamionë16 September 2021
Dimitrievski: Përderisa ZNAM është pjesë e Qeverisë, provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën maqedonase31 October 2026