Nga Vendi
28 October 2026
Berat Reçani akuzon Bekim Qokun për mobing dhe presione, publikon dy vendime për ndërprerjen e marrëdhënies së punës

Berat Reçani akuzon deputetin Bekim Qoku për mobing, bullizëm, presione dhe kërcënime, të cilat, sipas tij, kanë përfunduar me ndërprerjen e marrëdhënies së tij të punës.

Në materialin e dërguar në redaksinë tonë, Reçani ka bashkëngjitur diplomën e magjistraturës në Shkencat Juridike, me notë mesatare 9,6, si dhe dy vendime për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Në reagimin e tij, Reçani i drejtohet drejtpërdrejt deputetit Bekim Qoku, duke vënë në pah se mandatin parlamentar e ka fituar në Njësinë Zgjedhore numër 6, ku bën pjesë edhe Komuna e Gostivarit.

Ai përmend gjithashtu origjinën e Qokut nga Komuna e Ohrit dhe vendbanimin e tij në Komunën e Strugës.

Reçani pretendon se gjatë marrëdhënies së punës është përballur me presione të vazhdueshme, me qëllim që të jepte dorëheqje. Sipas versionit të tij, pasi nuk pranoi të largohej vullnetarisht nga puna, ndaj tij u ndërmorën veprime administrative që përfunduan me ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

Ai e akuzon Qokun se vendimi është marrë mbi bazën e, siç i cilëson ai, shpifjeve, manipulimeve dhe akuzave të fabrikuara, me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe diskreditimin e tij profesional.

Në reagimin e tij, Reçani shpreh pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si, sipas tij, është trajtuar rasti, duke e krahasuar atë me praktikat e sistemeve jodemokratike. Ai thekson se arritjet e tij akademike dhe profesionale nuk mund të zhvlerësohen nga vendimet administrative për ndërprerjen e marrëdhënies së punës.

“Jo, 2 vendime, por edhe me 2000 vendime administrative të miratoni për ndërprerje të marrëdhënies së punës së një magjistri të Shkencave Juridike me notë mesatare 9,6”, thuhet në reagimin e tij.

Reçani gjithashtu shpreh bindjen se funksionet publike dhe privilegjet politike nuk janë të përhershme, duke ngritur pretendime për favorizime në baza personale dhe klanore.

Reagimi i plotë pa ndërhyrje: 

Deputet Bekim Qoku, u kandidove në Njësin Zgjedhore Numër 6 dhe Mandatin e fitove me Votat e Komunës së Gostivarit.
Deputeti Bekim Qoku origjinën e ka nga Komuna e Ohrit dhe vendbanimin në Komunën e Strugës.
Deputet Bekim Qoku, ky Diktator dhe hipokrit që më ka ushtruar mobing, bullizëm, trysni, presione dhe kërcënime.
Deputet Bekim Qoku, të gjitha këto veprime çnjerëzore i ndërmori, me qëllim që unë të jepja dorëheqje nga marrëdhënia e punës.
Deputet Bekim Qoku, kur e konstatoi që unë i përballova të gjitha këto veprime çnjerëzore dhe nuk e dorëzova dorëheqjen time nga marrëdhënia e punës.
Deputeti Bekim Qoku duke shpifur, manipuluar, spekuluar dhe me akuza te fabrikuara me qëllim për të më denigruar dhe diskredituar personalitetin tim dhe duke u servilosur te Shefat e tij në Epokën e Demokracisë miratoi Vendim administrativ per Ndërprerje të marrëdhënies së punës së një Magjistri të Shkencave Juridike me Notë Mesatare 9.6 dhe më diferencoi nga marrëdhënia e punës me format që i përkasin Sistemit Komunist.
Deputet Bekim Qoku, nuk do te jesh gjithmonë në funksion dhe nuk do t’i kesh gjithmonë privilegjet për t’i mbrojtur të afërmit dhe familjarët tuaj për interesa personale, klanore dhe konjukturale.
Deputet Bekim Qoku, sakrificat, kontributet dhe arritjet e mia akademike dhe profesionale nuk mund ti zhbësh “Jo, 2 Vendime, por edhe me 2000 Vendime administrative” të miratoni për Ndërprerje të marrëdhënies së punës së një Magjistri të Shkencave Juridike me Notë Mesatare 9.6.

 



Të ndryshme
Më shumë
Trump shpall armëpushim dyjavor me Iranin, kushtëzon marrëveshjen me hapjen e Ngushticës së Hormuzit 8 April 2026
Çmimet e gazit në BE arrijnë nivelin më të lartë që nga viti 202226 October 2026
120 profesionistë të shëndetësisë i bashkohen studentëve, Pashaj: Kërkojmë dorëheqjen e Ramës dhe qeveri tranzitore23 October 2026