Nga Rajoni
29 October 2026
“Jeni tu m’pengu, jam i nxanë me punë”, Togeri Faruk Muqolli nuk pranon të prononcohet për audioincizimet me Arlinda Zekajn

Togeri i Policisë në rajonin e Pejës, Faruk Muqolli, nuk ka pranuar të prononcohet për audioincizimet e publikuara nga biseda e tij me tashmë të ndjerën Arlinda Zekaj, në zyrën e tij, ku ajo shprehte shqetësimet për sigurinë e vet dhe të djalit të saj.

Në audioincizime, Arlinda dëgjohet duke i shprehur policit shqetësimin për gjendjen e djalit dhe mungesën e veprimeve nga institucionet.

- YouTube www.youtube.com

“U shkatërru shëndeti mendor i djalit tem, nuk keni vepru kurgjo”, dëgjohet duke i thënë ajo Muqollit.

Gjatë bisedës, Zekaj shpreh edhe frikën se mund të vritej, duke paralajmëruar se zyrtarët do të mbanin përgjegjësi.

Gazetarja e Dukagjinit, Arta Avidu, ka kontaktuar përmes telefonit Muqollin për të marrë një qëndrim lidhur me përmbajtjen e audioincizimeve.

Megjithatë, ai nuk iu është përgjigjur pyetjeve, duke thënë se ishte i zënë me punë dhe se gazetarja po e pengonte.

Ndër të tjera, Muqolli ka deklaruar se për këtë çështje duhet t’i drejtohen zyrës për informim, pasi, sipas tij, nuk ka të drejtë të prononcohet. /Tv Dukagjini/



Të ndryshme
Më shumë
Rihana pozon me të brendshme, zbulon më shumë se që duhet fansave 1 September 2021
Testet e shpejta për Kovid-19 do të kushtojnë 1.000 denarë18 October 2020
Antonela i shkon Mevlanit në spital: ‘Erdha për ty’26 August 2021