Nga Vendi
18 August 2020
Filloi takimi Ahmeti-Zaev, pritet arritja e marrëveshjes për qeverinë e re

Liderët e LSDM-së dhe BDI-së Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti mbërritën këtë pasdite në klubin e deputetëve ku do të zhvillojnë takim nga i cili pritet që të nënshkruhet marrëveshje përfundimtare për formimin e koalicionit qeveritar.

Zaev dhe Ahmeti shoqërohen nga sekretarët e përgjithshëm të partive, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi.

Siç njoftuan dje nga LSDM dhe BDI, është arritur marrëveshje serioze mes dy palëve në negociatat për formimin e qeverisë.



Të ndryshme
Më shumë
Gjendet i vdekur një person në autostradë, policia në kërkim të shoferit që e goditi 6 October 2026
Tre muaj pa paga – Infermierët e Tetovës dalin sërish në protestë 2 June 2025
A po e pret Zvicrën “dimri i shekullit”? Meteorologët japin përgjigjen e shumëpritur23 November 2026