Nga Bota
29 October 2026
Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Ish-presidenti i Serbisë dhe bartësi i listës zgjedhore “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi po mbizotëron, siç e quajti ai, terrori i hapur nga ana e atyre që i fituan zgjedhjet.

Vuçiq i bëri këto komente të enjten, në një konferencë për media në selinë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Ne e njohëm dhe e pranuam rezultatin e zgjedhjeve, si dhe i përgëzuam kundërshtarët tanë. Në 72 orët e fundit po dëshmojmë terror të hapur në rrugë dhe në objekte në të gjithë Serbinë”, tha Vuçiq.

Ajo që përfaqësuesit e shumicës së re e quajnë “çlirimi i mediave”, Vuçiq e cilësoi si hipokrizi dhe gënjeshtër, shkruan klix.ba.

“Të gjithë ata që nuk i lavdërojnë dhe që nuk thonë se ‘plenumi është Zot’, duhet të largohen”, deklaroi ai.

Vuçiq shtoi se, sipas tij, mesazhi i pushtetit të ri është se do të arrestohet kushdo që nuk tregon mjaftueshëm përulje dhe nënshtrim.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilave ngjarje konkrete u referohej.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, Lista e Studentëve mori 52,54 për qind të votave, ndërsa lista “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar” siguroi 39,29 për qind, sipas të dhënave preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve. 



Të ndryshme
Më shumë
Arkeologët kanë zbuluar një varr të lashtë me ar dhe armë pranë një fshatit të Strugës 5 October 2026
Romeo bast me Rozën: Do të flesh me djalin e parë që do hyjë sot në shtëpi16 January 2024
Kate Marie Byrnes: Maqedonia e Veriut përmbushi detyrat, jemi të dëshpëruar nga vendet anëtare të BE-së23 June 2021