Nga Rajoni
30 October 2026
"Arlinda ju dërgoi sinjalet", reagon Hoti: Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla - sot fshihuni pas ‘hallkave’​

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas konferencës së ministres së Drejtësisë, Donika Gervalla dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për vrasjen e Arlinda Zekaj.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se hallkat nuk dështojnë vetë "I dështojnë ata që i drejtojnë".

“Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla. Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur. Sot fshihuni pas ‘hallkave’. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti

 



Të ndryshme
Më shumë
Ndarja gjatë xhirimeve të serialit, detajet zbulojnë çfarë ndodhi mes aktorëve turk 5 October 2026
Filipçe: Votimi i të sëmurëve me Kovid-19 deri tani pa probleme13 July 2020
Kuvendi i Shqipërisë voton shkarkimin e Ilir Metës nga pozita e presidentit 9 June 2021