Nga Vendi
30 October 2026
Kërçovë, vijon cikli i takimeve të Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi” me degët e BDI-së

Në kuadër të ciklit të takimeve të drejtpërdrejta me degët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), drejtoresha e Qendrës Analitike Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e Degës së BDI-së në Kërçovë dhe kryetarin e saj, Arlind Sejdini.

Takimi u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe bashkëbisedim i hapur, ku në fokus ishte diskutimi mbi format e bashkëpunimit, koordinimin e aktiviteteve dhe kontributin reciprok ndërmjet degës së BDI-së në Kërçovë dhe Qendrës Analitike Hulumtuese.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për intensifikimin e komunikimit, organizimin e trajnimeve dhe realizimin e takimeve të përbashkëta, me synimin e shkëmbimit të përvojave, ideve dhe njohurive në funksion të zhvillimit të kapaciteteve dhe punës së përbashkët.

Nga ana e saj, drejtoresha Geci shprehu mirënjohjen për pritjen dhe gatishmërinë e përfaqësuesve të degës për bashkëpunim dhe angazhim të përbashkët, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm dhe të bashkërendimit të aktiviteteve.

Më shumë bashkëbisedim, më shumë trajnime, më shumë bashkëpunim, drejt rezultateve dhe sukseseve të përbashkëta.



Të ndryshme
Më shumë
Dikur vajza më e bukur në Kosovë, kështu duket sot me të birin në krah ish-missi18 October 2026
Çairi sjell për herë të parë Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia” në Shkup10 July 2026
BDI: Në kohë fushate kryeministri serb pritet në Shkup, kjo është dëshmi se vendi po "rrëshqet" drejt 'Botës serbe" 4 October 2025