ShowBiz
31 October 2026
Laurenti rikujtohet në “BBVK”, lotët dhe malli nuk fshihen nga banorët

Një moment mjaft emocionues ka ndodhur sonte në “Big Brother VIP Kosova”, ku është kujtuar ish-banori i ndjerë, Laurent Krasniqi.

Laurenti u rikujtua si një nga banorët që dha shumë për këtë format, duke lënë pas kujtime të veçanta.

Malli dhe lotët nuk munguan në këtë moment prekës, ku moderatorët, opinionistët dhe banorët e rinj nuk arritën t'i fshehin emocionet.

Kujtojmë se Laurent Krasniqi ndërroi jetë disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti në Prishtinë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët dhe njerëzit që e njohën, shkruan Kosovarja.



Të ndryshme
Më shumë
Imrane Veliu Aliu, Kryetare e Forumit të Gruas në Degën e Çairit13 September 2026
Maqedoni, nga nëntori do të kërkohet doza e dytë për hyrje në kafene27 October 2021
Bisedimet për qeverinë e re, larg syve të opinionit29 July 2020