Nga Rajoni
31 October 2026
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti, përshëndesin Vuçiqin dhe serbët e Banjskës

Dy serbë nga Mali i Zi, të cilët raportohet se janë të përfshirë në luftën në Ukrainë në anën e Rusisë, janë shfaqur në një video me deklarata të ashpra nacionaliste, ku përmendin edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në videon e publikuar, dy personat shprehin mbështetje për ish presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe sulmojnë kundërshtarët e tij politikë, duke i akuzuar se mbështeten nga armiqtë e popullit serb.

Ata kërcënojnë, përmendin kryeministrin Albin Kurtin duke pretenduar se do të kthehen në Kosovë.

Në fillim të videos, dy personat prezantohen si serbë nga Mali i Zi dhe dërgojnë përshëndetje për serbët në Kosovë, duke veçuar Banjskën.

“Dy vëllezër nga Mali i Zi, dy serbë. Duhet t’i përshëndesim vëllezërit tanë nga Kosova dhe Metohia, popullin serb nga Banjska. Përshëndetje të mëdha për vëllezërit”, deklarojnë ata.

Sipas burimeve të Tëvë1, grupi nacionalist serb “Srpski Inat” dyshohet se po menaxhohet nga disa persona me prejardhje nga Banjska e Zveçanit./teve1.info/

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Dëshironi të humbni peshë deri në verë? Përfshini këto ushqime në dietën tuaj30 April 2025
Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska23 February 2021
Shteti norvegjez ia merr katër fëmijët kosovarit: Nuk e dimë se ku ndodhen19 October 2021