ShowBiz
1 November 2026
Pranvera dhe Marjani prindër për herë të dytë, reagimi i tij merr gjithë vëmendjen!

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Pranvera dhe Marjani, kanë ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e tyre. Ata janë në pritje të fëmijës së dytë!

Lajmin e kanë bërë publik përmes një videoje emocionuese, ku kanë zbuluar edhe momentin e veçantë kur mësojnë për shtatzëninë.

Por, ajo që ka marrë gjithë vëmendjen është reagimi i Marjanit. I pushtuar nga emocionet dhe gëzimi, ai shihet duke mbuluar fytyrën me duar, teksa Pranvera nuk e fsheh lumturinë.

Çifti ka zgjedhur një datë mjaft simbolike për ta ndarë lajmin, pikërisht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Janit.

“Dy vite më parë Jani na bëri prindër për herë të parë, e sot, në ditëlindjen e tij të dytë, po ndajmë me ju lajmin se së shpejti do të bëhet vëllai i madh”, kanë shkruar ata krahas videos.

Kështu, ditëlindja e Janit këtë vit erdhi me një surprizë të dyfishtë për familjen, e cila së shpejti do të shtohet me një anëtar të ri.



Të ndryshme
Më shumë
Uji në Tetovë i papijshëm pas reshjeve të shiut27 October 2025
Gaz lotsjellës në Tiranë, thyhen xhamat e Drejtorisë Arsimore në Korçë - përshkallëzohet protestat15 October 2026
Qyra ‘gjunjëzohet’ para Mickoskit, kërkon falje dhe thotë se nuk do të përsëritet më 5 December 2025