ShowBiz
1 November 2026
Lëvizje të reja! Lumbardhi ndryshon shtet, nis jetë të re në shtëpi të re me të dashurën...

Lumbardh Salihu po nis një jetë të re, dhe kësaj here jo në Kosovë!

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është zhvendosur në Kroaci, ku tashmë do të jetojë së bashku me partneren e tij të re.

Sinjali erdhi pak ditë më parë, kur ai publikoi pamje nga Spliti, me mbishkrimin në anglisht: “Një vend i ri për ta quajtur shtëpi”.

Tani, sipas informacioneve të Prive By LS, kjo nuk ishte thjesht një vizitë. Lumbardhi ka vendosur të nisë bashkëjetesën me partneren e tij në Kroaci, pikërisht në pronat që ajo zotëron atje.

Prive By LS raportoi më herët se e dashura e tij është një sipërmarrëse austriake, e angazhuar në disa biznese dhe me prona edhe në Kroaci.

Kështu, pas një periudhe me shumë udhëtime, Lumbardhi duket se ka marrë një vendim të rëndësishëm në jetën personale, duke e zhvendosur përditshmërinë në Split, pranë partneres së tij.



Të ndryshme
Më shumë
E premtoi gjatë fushatës, Kurti planifikon ta kalojë në Qeveri ligjin për formimin e Xhandarmërisë në shkurt të 2027-s11 October 2026
Maqedoni: Dje janë vaksinuar gjithsej 14.818 qytetarë 6 July 2021
Zgjedhjet lokale/ Ndriçimi publik në Tetovë, Rexhepi kritikon komunën30 September 2025