Nga Rajoni
2 November 2026
Deputeti i LVV-së, Musliu: Vajzat duhet të kenë të drejtë në pronë njësoj si djemtë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu ka bërë thirrje për barazi gjinore në familje, duke theksuar se vajzat duhet të gëzojnë të drejta të barabarta në pronën familjare, ashtu si djemtë.

Ai ka kritikuar mentalitetin tradicional, sipas të cilit prindërit investojnë më shumë në të ardhmen e djemve, duke u blerë vetura, duke u ndërtuar shtëpi apo duke u siguruar banesa, ndërsa vajzat shpesh nuk përfshihen në të njëjtat përfitime.

Musliu ka theksuar se vajzat dhe djemtë janë të barabartë në familje dhe se prindërit duhet të tregojnë të njëjtin përkushtim ndaj të dy palëve, edhe kur bëhet fjalë për trashëgiminë dhe sigurimin e pronës.

“Ju femnat duhet me pas pronë. Babës kur ia fal Zoti vajzën, ai duhet me mendu për pronën e saj sikur për djalin”, ka deklaruar ai.

Në këtë kontekst, deputeti ka përmendur edhe një thënie profetike, përmes së cilës ka vënë në pah rëndësinë e rritjes së vajzave me dinjitet, kujdes dhe përkushtim.

“Madje, Pejgamberi ka thënë se kush i rrit dy vajza me nderë, e ka xhenetin e sigurt”, ka thënë Musliu. 



Të ndryshme
Më shumë
Xhuli nga spitali para lindjes së binjakëve: “Spo dojnë me dalë, e paskan kryt e fortë”27 September 2026
Me premtimin se nuk do t’i ngrisin çmimet, këngëtarët nisin dasmat pas pauzës njëvjeçare17 June 2021
Ministria e Brendshme: Mosha e mitur nuk ju përjashton nga përgjegjësia penale, do jepni llogari për dhunën19 October 2026