Nga Rajoni
2 November 2026
Dëgjohet ezani gjatë mbledhjes për rastin e Arlindës, deputetët ndalin diskutimet - Mulla Osmani lutet

Punimet e Komisionit Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt janë ndërprerë për disa minuta gjatë thirrjes së ezanit.

Gjatë diskutimeve për rastin tragjik, deputetja Emilia Rexhepi e cila ishte duke folur u ndal derisa përfundojë thirrja e ezanit.

Në shenjë respekti, anëtarët e komisionit kanë mbajtur qetësi, ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, i njohur si Mulla Osmani, është parë duke bërë lutje.

Pas përfundimit të ezanit, anëtarët e komisionit kanë vazhduar diskutimet dhe punën për shqyrtimin e rrethanave që i paraprinë vrasjes së Arlinda Zekajt. 



Të ndryshme
Më shumë
16 vjet pa gjurmë: Misteri i Bleona Matës, 6-vjeçares që u zhduk në malin Pikëllim 9 June 2026
Twitter e bllokon plotësisht profilin e Venko Filipçes 2 August 2021
Eduard Kuçi nën kërkim policor, akuzohet për moskallëzim krimi 8 September 2026