ShowBiz
3 November 2026
Fita rikthehet në “Big Brother”, rrëfen me lot në sy për mikun e ndjerë, Laurentin

Fitimi është rikthyer në “Big Brother”, ku ka rrëfyer një histori emocionuese për mikun e tij, Laurentin, me të cilin dikur ishin bërë si një banor i vetëm.

Laurenti humbi jetën disa muaj më parë në një aksident me motor, ndërsa Fita kujtoi momentet e bukura që kishin kaluar së bashku.

Ai tregoi se që nga momenti i parë që e kishte takuar, e kishte kuptuar se Laurenti do të bëhej shoku i tij i ngushtë. Fita zbuloi gjithashtu se ai dhe Egzoni kishin menduar ta linin punën që bënin, por nëna e Laurentinit kishte insistuar që ata ta vazhdonin atë.

Fita tha se Laurenti u kishte mësuar se sa bukur është të jesh pjesë e jetës së dikujt. Teksa rrëfente për të, ai nuk arriti t'i mbante lotët.



Të ndryshme
Më shumë
Austria ndalon shaminë për vajzat nën 14 vjeç, shpërthen debati për lirinë fetare13 September 2026
Mbi 200 mijë njerëz shkojnë në funeralin e Charlie Kirk22 September 2025
Nesër fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë31 May 2020