Nga Rajoni
3 November 2026
Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë ndaj të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj Adnan Jasharit, të dyshuarit për vrasjen e Diana Kastratit.

Lajmi u konfirmua për Telegrafin nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala.

“Po, është ngritur aktakuzë në mungesë më 22 tetor 2026. Aktakuza është deponuar në Gjykatë”, tha zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ndryshe, Dosja e Prokurorisë e akuzon Adnan Jasharin për dy vepra, atë të vrasjes dhe të mbajtjes së armës pa leje.

Diana Kastrati është vrarë më 18 maj të vitit 2011 në Prishtinë në moshën 27-vjeçare nga ish bashkëshorti Adnan Jashari.

Ajo ishte vrarë derisa ishte duke shkuar në fakultet, duke u qëlluar me armë zjarri në qafë. 



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell, temperatura deri më 35 gradë10 July 2020
Alvisa dhe Andi 1 bashkë në të kaluarën? Bëhet virale video krahë njëri tjetrit19 October 2021
Fëmijët me aftësi të veçanta në fokus të festivalit ‘Krijimtari inkluzive’ në Tetovë12 November 2025