Nga Vendi
6 November 2026
BDI: Në Akademinë Ushtarake asnjë kadetë shqiptar

Nga BDI thonë se për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 nuk pranohet asnjë kadet shqiptar.

Sipas BDI-së, ky fakt ngre pikëpyetje serioze për rolin dhe ndikimin e VLEN-it në institucionet shtetërore ku përfaqësimi i shqiptarëve duhet të jetë jo vetëm parim deklarativ, por edhe realitet institucional.


"Por përgjegjësia nuk mund të ndalet vetëm te VLEN-i. Qeveria duhet të kuptojë se mirëbesimi ndërmjet partnerëve politikë nuk ndërtohet përmes deklaratave, por përmes respektimit të barazisë, përfaqësimit dhe marrëveshjeve politike. Edhe më shqetësues është fakti se raste të tilla e cenojnë frymën e Marrëveshjes së Ohrit, dobësojnë parimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat dhe i vënë në pikëpyetje marrëdhëniet ndër-etnike".


"VLEN-i duhet të japë përgjigje: Ku mbeti përfaqësimi që premtohej? Sepse kështu nuk ndërtohet mirëbesimi, nuk respektohet përfaqësimi dhe nuk forcohet bashkëjetesa institucionale. Kështu nuk përfaqësohen shqiptarët! Përfaqësimi nuk është privilegj, por parim. Dhe ai nuk mund të mbetet peng i kalkulimeve politike!", thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Në qendër të Shkupit rrëzohet makina për pastrim29 March 2021
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 31 gradë16 June 2021
Bastisje në për lëndë narkotike në Radovish, ndalohet një person15 July 2025