Nga Vendi
7 November 2026
Kufizime në shërbimet bankare më 7 dhe 8 nëntor, Shoqata e Bankave të Maqedonisë tregon se çfarë ndryshon nga 9 nëntori

Sot, më 7 dhe nesër më 8 nëntor sistemi bankar në Maqedoni do të ketë ndërprerje dhe kufizime në disa shërbime bankare.

Sipas Shoqatës së Bankave të Maqedonisë, kufizimet lidhen me përshtatjet teknike për zbatimin e standardeve të reja në sistemin e pagesave, që hyjnë në fuqi më 9 nëntor.

Në Bankën Ekonomike kartelat, pagesat në POS-terminale dhe shërbimet e bankomateve do të funksionojnë normalisht.

Në NLB Bank deponimi i parave në bankomate nuk do të jetë i mundur, ndërsa tërheqjet dhe pagesat me kartela do të vazhdojnë normalisht.

Nga e hëna, 9 nëntor, fillon zbatimi i urdhërpagesave dhe kodeve të reja të pagesave, si dhe përdorimi i llogarive në formatin IBAN.

Numrat ekzistues të llogarive nuk ndryshojnë.

Shoqata e Bankave u bën thirrje qytetarëve që të përcjellin njoftimet e bankave të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Pakistani përpiqet të rifillojë bisedimet mes SHBA-së dhe Iranit, Kina mbështet nismën25 July 2026
Ndërron jetë babai i DJ Dagz, artisti pak ditë më parë lutej që ai të mos dorëzohej26 October 2026
Dënohet ish-avokati i shtetit në Shkup për ryshfet, hetimet çojnë edhe te një gjyqtar17 April 2026