ShowBiz
7 November 2026
Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi

Pas debatit të ashpër mes vajzave në spektaklin e mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova 5, ka reaguar edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.

Ish-opinionistja e edicionit të kaluar të këtij formati ka bërë dy reagime përmes llogarisë së saj në Instagram, duke shprehur qëndrimin lidhur me ngjarjet e fundit në shtëpinë e BBVK-së.

“Me m'dëgju mu, TikTok do ta hiqja nga përdorimi”, ka shkruar Leonora në një postim në InstaStory.

 

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Në një reagim të dytë, këngëtarja ka shtuar edhe një koment për mënyrën se si kuptohet feminizmi.

“Dhe për fund, shumë gra nuk e kuptojnë çka është feminizmi”, ka shkruar ajo.

 

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Reagimet e Leonorës vijnë pas përballjes së influencueses së TikTok-ut, Jona Krasniqi, me disa vajza nga diaspora, të cilat e akuzuan se i kishte bullizuar në një grup të mbyllur në Facebook.

Gjatë spektaklit, Jona u përball me akuza të shumta lidhur me komentet dhe sjelljen e pretenduar në atë grup, për të cilat ajo kërkoi falje publike, megjithëse jo të gjitha palët i përfshiu në kërkimfaljen e saj. 



Të ndryshme
Më shumë
“Arben Taravari do të largohet nga Qeveria” 6 May 2025
Sulm i ri ndaj një aeroporti në Arabinë Saudite: Një person i vrarë, SHBA-ja po tërheq personelin22 October 2026
Grubi: Ne e luftojmë krimin 13 August 2021