Nga Vendi
23 June 2020
Për shkak të Kovid-19 myslimanët nga Maqedonia nuk do të shkojnë në Haxh

Bashkësia Fetare Islame sivjet nuk do të organizojë shkuarje në Haxh pas paralajmërimeve se Arabia Saudite do të pranojë numër të kufizuar të besimtarëve. Në kumtesën e riasetit të cilën e nënshkroi u.d. reisi Shaqir efendi Fetahu theksohet se arsyet janë rrezik nga Kovid-19 dhe kufizimet të cilat i vendosi Arabia Saudite.

Në fjalimin deri tek besimtarët, theksohet se BFI-ja si institucion i vetëm i autorizuar për organizimin e Haxhit, vendimin e ka sjell në bazë të Dekretit të Ministrisë së Haxhit të Arabisë Saudite.

“Besimtarë të nderuar, në bazë të vendimit të sjellë nga Ministria e Haxhit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me keqardhje ju informojmë se këtë vit shkuarja në Haxh është anuluar si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të pandemisë Kovid-19.

Në bazë të vendimit të autoriteteve në Arabinë Saudite dhe duke i marrë parasysh mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë Riaseti i BFI-së si trup legjitim për organizimin e kushtit të pestë islam – Haxhi, nuk do ta zbatojë procedurën për Haxhi për vitin 1441/2020”, qëndron në kumtesë.



Të ndryshme
Më shumë
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021
Djali i vogël vdes nga uria në sedijen e makinës pasi e ëma kishte ndërruar jetë nga mbidoza15 June 2021
OBRM-PDUKM: Zaevi me procesin e regjistrimit e çon Maqedoninë në zjarr epidemik24 March 2021