ShowBiz
9 November 2026
E humbë betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta këngëtari i njohur Ejup Rexha

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur kosovar, Ejup Rexha, një prej zërave të dalluar të muzikës së mirëfilltë shqipe.

Rexha e nisi karrierën artistike në Ansamblin „Ramiz Sadiku“, për të vazhduar më pas në Ansamblin „Minatori i Ri“. Gjatë rrugëtimit të tij muzikor realizoi disa albume me këngë kryesisht popullore, të cilat u pritën me interes të madh nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Ai ishte pjesëmarrës në festivalin „Akordet e Kosovës“ dhe në turne të ndryshme muzikore nëpër botë, ku prezantoi këngën shqipe. Gjatë karrierës pati rastin të ndajë skenën me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare.

Ejup Rexha ishte i martuar dhe baba i katër djemve. Ai jetonte dhe vepronte në Londër.

Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje për muzikën popullore shqipe, ndërsa këngët dhe interpretimet e tij do të mbeten pjesë e kujtesës së publikut.



Të ndryshme
Më shumë
Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij16 November 2026
Zaev: Me energji të re, mundemi akoma më shumë dhe më mirë29 August 2020
Shtatë mënyra për të karikuar baterinë e telefonit sa më shpejtë 9 July 2021