ShowBiz
10 November 2026
Me ushqime tradicionale, Ryva i shkon për përhajr Dafinës në vilën e re

Këngëtarja e njohur Ryva Kajtazi i ka bërë një vizitë të veçantë mikes së saj, Dafina Zeqiri, për ta uruar për vilën e re.

Dy artistet, të cilat njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë, kanë kaluar momente të këndshme së bashku, ndërsa Ryva ka ndarë me ndjekësit edhe pamje nga kjo vizitë.

Në videon e publikuar, Ryva shihet duke marrë me vete edhe ushqim tradicional, ndërsa nuk mungojnë pamjet nga vila e Dafinës, ambientet e saj dhe pishina e jashtme.

Vizita duket se ka qenë një rast i bukur për dy mikeshat që të kalojnë kohë së bashku, larg angazhimeve të tyre profesionale, në një atmosferë të ngrohtë e familjare.

Kujtojmë se Ryva ka folur edhe më herët publikisht për raportin e saj me Dafinën, duke treguar se kanë një shoqëri të afërt dhe se këngëtarja ka qenë një mbështetje e madhe për të.

E këtë herë, dyshja ka ndarë me publikun një tjetër moment nga miqësia e tyre, duke treguar se raporti i mirë mes tyre vazhdon edhe jashtë skenës.



Të ndryshme
Më shumë
Gjermanët që emigrojnë në Zvicër, këshilla për t’u përshtatur me jetën e re26 November 2026
Bastoret sportive të Maqedonisë kërkojnë mbështetje financiare ose ndryshim të masave28 August 2021
Ahmeti: Të flasësh pa menduar është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë12 July 2020