Nga Rajoni
10 November 2026
Gjithë elegancë, presidentja Justina Shiroka-Pula shkëlqen në fotografinë zyrtare të Presidencës

Fotografi Arben Llapashtica ka realizuar setin e parë fotografik zyrtar për Presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula.

Fotot e reja paraqesin një paraqitje të kuruar të presidentes, me një stil që të kujton fotografitë zyrtare të figurave të njohura të ekranit.

Llapashtica e ka bërë të ditur këtë bashkëpunim përmes një postimi, ku ka shprehur kënaqësinë për realizimin e fotografive dhe ka falënderuar presidenten për besimin, si dhe stafin e saj për bashkëpunimin, shkruan “Kosovarja”.

Në postimin e tij, fotografi ka falënderuar gjithashtu Enes Sahitin për përgatitjen e skenografisë dhe ndriçimit. Ky set fotografik shënon një paraqitje të re zyrtare të presidentes përmes fotografisë profesionale.

Presidentja e Kosovës si artiste e Hollivudit në fotot e reja



Të ndryshme
Më shumë
12 persona nga Tetova dhe Gostivari nuk respektuan vendimin për karantinë20 August 2021
Dega e BDI-së në Gostivar e habitur nga qëndrimet e Taravarit 2 September 2021
Dështojnë bisedimet për presidentin, partitë politike larg marrëveshjes në Kosovë20 April 2026