Nga Vendi
10 November 2026
Qendra “Abdilaqim Ademi” vijon takimet me strukturat e BDI-së, ndalesa e radhës Likova

Thellimi i bashkëpunimit, shkëmbimi i përvojave dhe identifikimi i mundësive të reja për bashkëveprim ishin në fokus të takimit të radhës të drejtoreshës së Qendrës Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, Fatjona Geci, me degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Likovë.

Në një atmosferë tejet miqësore dhe konstruktive, drejtoresha Geci u prit nga kryetari i degës, Avni Saliji, nënkryetari i BDI-së dhe kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, kryetari i Komitetit të Veteranëve të BDI-së, Sadik Demiri, si dhe kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, Dr. Ylber Isufi.

Gjatë takimit, të dyja palët prezantuan aktivitetet dhe angazhimet e tyre, duke zhvilluar një bashkëbisedim të hapur mbi mundësitë e koordinimit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua thellimit të bashkëpunimit ndërmjet degës së BDI-së në Likovë dhe Qendrës Analitike-Hulumtuese “Abdilaqim Ademi”, si dhe identifikimit të kanaleve të reja të komunikimit dhe bashkëveprimit për realizimin e aktiviteteve dhe nismave të përbashkëta.

Likova, si një degë me rezultate të vazhdueshme zgjedhore dhe përvojë të konsoliduar organizative, dëshmoi edhe përmes këtij takimi gatishmëri për komunikim, shkëmbim idesh dhe bashkëpunim institucional.

Takimi u përmbyll me frymë pozitive dhe vullnet të përbashkët për të avancuar bashkëpunimin në funksion të forcimit të kapaciteteve organizative, analitike dhe politike.

 



Të ndryshme
Më shumë
Hashim Thaçi, presidenti duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët 8 May 2026
Ahmeti: Të flasësh pa menduar është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë12 July 2020
Kejvina Kthella mahnit me dukjen e saj të fundit26 August 2020