Nga Vendi
11 November 2026
Mashtrohet tetovari nga një gjerman, i pagoi mbi 6 mijë euro për një makinë që nuk e mori

SPB Tetovë njofton se dje (10.11.2026), në orën 12:00, në SPB Tetovë, një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga J.L. (46) nga Gjermania për shumën prej 6.800 euro.

Sipas denoncimit, përmes një faqeje interneti gjermane për shitjen e automjeteve, ai kishte rënë në kontakt me personin, me ç'rast ishin marrë vesh dhe më 29.10.2026 i kishte paguar paratë përmes llogarisë bankare.

"Pasi shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, u konstatua se personi i denoncuar nuk jeton atje dhe se adresa është e rreme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit", thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
BRT në Shkup ndryshon drejtim, nuk prek gjelbërimin qendror, parashikohen barriera natyrore28 March 2026
“Kam edhe një skenë intime”, Arjola Demiri pjesë e një filmi me metrazh të shkurtër14 October 2021
Deklarata e Vlora Hysenit për takim me agjentë serbë drejtuar gazetares, reagon AGSH: Shantazh, SPAK ta shikojë me seriozitet24 September 2026