ShowBiz
12 November 2026
Arlinda tregon se ka pëlqim për Norën në Big Brother

Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke i shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi.

Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk ka hezituar të tregojë se Nora i pëlqen, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë.

“Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë ajo.

Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se Arlinda më herët ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke deklaruar se është lesbike.

Kështu, një tjetër moment nga raportet mes banorëve në BBVK 5 ka marrë vëmendje, teksa mbetet të shihet nëse ky pëlqim do të ndikojë në raportin e dy vajzave gjatë qëndrimit në shtëpi.

Në shtëpi po ashtu ka pasur edhe ngacmime ndërmjet konkurrentëve të tjerë, edhe pse ka pak kohë që ka nisur.

Tashmë nga gara janë larguar dy personazhe: Dion Mala dhe Behare Maksutaj. 



Të ndryshme
Më shumë
Në vendin tonë do të mbërrijnë 20.000 vaksina nga Greqia15 June 2021
Tayna publikon fotografi të nënës së saj, duket se bukurinë e ka marrë prej saj... 7 November 2026
Ndryshimi i pabesueshëm i Arian Çanit – mosha bën të vetën24 October 2026