ShowBiz
13 November 2026
“Më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas” – Kledja shpërthen në lot për shkak të Nichit

Kledja nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka folur për sjelljen e Nichit ndaj saj.

Në një bisedë me Norën, Kledja u shpreh se ndihet e shqetësuar nga fakti që Nichi i qëndron vazhdimisht pranë dhe e ndjek nga pas, pavarësisht se ajo nuk ndihet rehat me këtë situatë.

“S’ndihem mirë, më bezdis fakti që e kam gjithmonë pas, kaq… Nuk ndihem okej, s’kam çfarë të bëj, të rri këtu, të dal jashtë…”, i tha ajo Norës mes lotësh.

Më tej, Kledja theksoi se nuk e konsideron normale që dikush të vazhdojë të qëndrojë pranë një personi, edhe pasi ai i ka kërkuar të mbajë distancë.

“Nuk është normale kur një person të thotë mos më rri kaq afër, ti të vazhdosh ta bësh”, u shpreh Kledja.



Të ndryshme
Më shumë
Çfarë do të bëhet me ata që nuk u regjistruan? Selami: Do të përfshihen por..28 October 2021
“Nëse nuk do të ishte politika, ne do të ishim miq të mirë”: Del letra surprizë që Trump ia la Bidenit11 November 2026
Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 38 gradë22 June 2021