ShowBiz
13 November 2026
“Ma mirë në lavanderi se sa Galaxy”, Xheneta ia kthen Zojës pas thumbimit në BBVK

Një përgjigje e Zojës Nushi gjatë darkës me pyetje nga publiku në “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagimin e Xheneta Fetahut.

E pyetur nëse po kopjon lojën e ndonjë ish-banoreje finaliste, Zoja e mohoi, duke shtuar se nuk qëndron gjithë ditën në lavanderi. Një deklaratë që u duk si thumbim ndaj Xhenetës.

Kjo e fundit nuk e ka lënë pa përgjigje. Përmes një postimi në Instastory, ajo ka shkruar: “Ma mir nlavanderi se sa Galaxy”, duke e kthyer thumbimin me një referencë që duket se i drejtohet Vali Corleones.

Në vazhdim, Xheneta i ka kujtuar Zojës edhe rolin e saj si opinioniste në T7, ku kishte komentuar lojën e saj.

“Paske harru qe e ke komentu cdo dite nT7 si opinioniste”, ka shkruar ajo.

Reagimin e ka mbyllur me ironi: “Vazhdo luj se finalen e ki tgarantume”. /Prive By LS

 



Të ndryshme
Më shumë
Grubi: Opozita le t’i rrij “gatitu” himnit të VMRO-së, se ata “SUN RRIN ME NEVE” 7 October 2021
FIFA testoi tre rregulla revolucionare në Kupën e Botës U15 që do ta ndryshonin futbollin përgjithmonë 3 November 2026
Reagimet e Kurtit dhe Ramës për verdiktin e Hagës, BE: Të respektohen vendimet e Gjykatës Speciale 18 September 2026