Nga Vendi
26 August 2020
Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM informojnë se për shkak të vendosjes së rrjetit të kanalizimit në fshatin Çajle, komunikacioni në rrugën rajonale Gostivar-Çegran do të riorientohet përmes rrugëve alternative.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë



Të ndryshme
Më shumë
Blerim Sejdiu: “Unë votova, voto edhe ti!”19 October 2025
Bie vlerësimi për presidentin amerikan, Joe Biden19 August 2021
Banka Qendrore Evropiane: Çmimet e ushqimeve mund të rriten në vitin 2027, mund të preket edhe Maqedonia21 October 2026