ShowBiz
13 November 2026
“O njeri i sëmurë”, Nichi i reagon Arlindës me tone të ashpra...

Arlinda dhe Nici kanë pasur mbrëmë një debat të tensionuar.

Arlinda i ishte afruar shtratit të reperit dhe ia kishte hequr jorganin, veprim ky që shkaktoi reagimin e menjëhershëm të tij.

“Mos më prek, Arlindë, po të them! Mos ma prek jorganin, oj çikë! Mos ma hiq jorganin, o shqiptarë! Oj e sëmurë, o njeri i sëmurë”, dëgjohet t’i thotë Nici me tone të ashpra.

 

Në ato momente, pranë tyre ndodhej edhe Zoja, e cila po përpiqej ta qetësonte situatën, duke i kërkuar Arlindës që ta linte reperin të qetë.

“Qeshtu ma bën çdo natë”, i thoshte Arlinda asaj.

Nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë debat mes tyre, megjithatë, edhe në orët e mëparshme, dyshja ishte parë duke diskutuar me tone të tensionuara.



Të ndryshme
Më shumë
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021
BDI: Vazhdimi i paraburgimit për Kreshnik Bekteshin përbën drejtësi selektive dhe hakmarrje politike30 April 2025
Rama kritikon NATO-n: Ne ofruam të parët ndihmë për afganët. Pse Evropa nuk mundet ?31 August 2021