ShowBiz
14 November 2026
Erik Birko dhe Edita Abazi - dy banorët e rinj të Big Brother VIP Kosova 5

Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 5” i janë bashkuar dy banorë të rinj gjatë spektaklit të së premtes mbrëma.

Bëhet fjalë për trajnerin e fitnesit dhe nutricionistin Erik Birko, si dhe grimeren Edita Abazi, të cilët tashmë janë pjesë e garës për çmimin e madh.

Hyrja e dy banorëve të rinj pritet të sjellë dinamika të reja në shtëpinë më të famshme në vend, duke ndikuar në raportet mes banorëve dhe zhvillimet e lojës.

Mbetet të shihet se si do të përshtaten Eriku dhe Edita me pjesën tjetër të banorëve dhe çfarë ndikimi do të kenë në rrjedhën e këtij edicioni të BBVK-së. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Përshpejtim të vaksinimit në Maqedoni28 June 2021
BDl – Gostivar, beteja vazhdon deri në fitoren e 31 tetorit19 October 2021
Taravari i përgjigjet Fetait: “Rruga e Arbën Xhaferit nuk kalon nga një Qeveri që ende na quan ‘20%’”19 May 2025