Nga Rajoni
14 November 2026
Vuçiq me aludime se Kurti lejoi “Listën e Studentëve” në Kosovë e atë jo, gazetarja e N1: T’a sqarojmë këtë manipulim

Gazetarja e N1, Sanja Sovrlic, i ka reaguar ish-presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pasi ai ka folur rreth vizitës së “Listës së Studentëve” në Kosovë duke aluduar se Albin Kurti i ka lejuar ata por jo edhe atë gjatë kohës sa Vuçiq ishte në pushtet, shkruan Express.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar gazetarja e N1, Sanja Sovrlic.

Ajo e ka quajtur si një manipulim deklaratën e Vuçiq, duke thënë se anëtarët e “Listës së Studnetëve” nuk janë ende zyrtarë të shtetit të Serbisë dhe se marrëveshja qa ekziston mes dy shteteve është për zyrtarët e shtetit.

“Le ta sqarojmë këtë manipulim: pretendimin se Kurti nuk e lejon atë të hyjë në Kosovë, ndërkohë që ka lejuar Listën Studentore të hyjë në Kosovë.Marrëveshja për vizitat zyrtare është arritur në vitin 2014. Përfaqësuesit e Listës Studentore (ende) nuk janë zyrtarë”, ka shkruar ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Dy të lënduar në aksidentin e rëndë para Parlamentit10 September 2020
Goldi: Nëse duam shkollë e nuk duam xhami, dije se aty edukohet fëmija yt që nesër mos të braktisë ty24 July 2020
Fshihen videot intime të artistëve, pas ankesës në AMA, “zhduken” nga Tik Tok 45 materiale10 October 2026