ShowBiz
14 November 2026
Anjeza shpërthen në lot dhe përplaset ashpër me Fuegon pas përfundimit të spektaklit 'prime' të BBVK

Një debat i tensionuar ka ndodhur mes Fuegos dhe Anjezës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, menjëherë pas përfundimit të spektaklit të së premtes mbrëma.

Gjatë përplasjes, Anjeza nuk ka arritur t'i përmbajë emocionet dhe ka shpërthyer në lot, teksa i është drejtuar reperit me tone të ashpra.

revoltuar nga sjellja e tij, ajo e ka kritikuar Fuegon, duke i kërkuar të ndalojë dhe të mos merret vazhdimisht me të.

“A din mu nal najherë? Si s'ta fut askush, merru me Anjezën! Çfarë karakteri është ky? A din me u nal najherë?”, i tha ajo.

Përplasja mes dy banorëve ka tërhequr vëmendjen pas përfundimit të spektaklit, duke shtuar edhe më shumë tensionet në shtëpinë e BBVK 5.

Mbetet të shihet nëse kjo përplasje do të ndikojë më tej në raportin mes Fuegos dhe Anjezës gjatë ditëve në vijim. 



Të ndryshme
Më shumë
Kush i ha këto çokollata për ditë rrezikohet nga kanceri në veshka e mëlçi26 August 2021
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni, 310 raste aktive26 July 2021
Danillovski: Maqedonia do të përfshihet nga një valë e re me coronavirus28 October 2021