Nga Vendi
26 August 2020
Pesë viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, shërohen 297 pacientë

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 53 raste të reja, në Kumanovë-9, Shtip-4, Prilep-13, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-6, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçani -3, Pehçevë-2, Berovë-5, Delçevë-6, Shën Nikollë-3, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 kanë vdekur pesë pacientë. Dy pacientë nga Shkupi të moshës 49 dhe 50 vjeçe, një paciente nga Tetova në moshën 64 vjeçare, pacient nga Kumanova në moshën 63 vjeçare si dhe një pacient nga Prilepi në moshën 82 vjeçare.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 578.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 13,914 persona.

Prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.829.



Të ndryshme
Më shumë
Zgjedhjet në RMV: 9.000 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm kanë kërkuar të votojnë nga shtëpia15 October 2025
Kurti: Ekspozita “Dalja N’dritë” ruan kujtesën e rezistencës dhe sakrificës së popullit të Kosovës24 June 2026
SHBA shqyrton operacione tokësore në Iran, rritet rreziku i përshkallëzimit29 March 2026