ShowBiz
15 November 2026
Drake surprizon në koncertin e Qëndresës në Toronto, ngjitet në skenë dhe performon me këngëtaren shqiptare

Reperi kanadez, Drake, ka surprizuar publikun gjatë koncertit të këngëtares me origjinë shqiptare Qëndresa në Toronto, mbrëmjen e së enjtes.

Ai është shfaqur papritur në skenë, ku së bashku me artisten interpretoi këngën “Slap the City”, bashkëpunimin e tyre të përfshirë në albumin e tij të vitit 2026, HABIBTI.

Paraqitja e Drake në koncert shihet si një tjetër shenjë e mbështetjes së tij për Qëndresën, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie artistike dhe miqësore.

 

Afrimiteti mes tyre nisi pasi reperi publikoi në Instagram muzikën e këngëtares, duke i dhënë asaj vëmendje edhe më të madhe.

Që prej asaj kohe, dy artistët kanë bashkëpunuar në disa këngë, ndërsa Qëndresa është përfshirë edhe në projekte të fundit muzikore të Drake.

Dalja e përbashkët në skenë në Toronto është një tjetër moment i rëndësishëm në bashkëpunimin e tyre. /Telegrafi/

 



Të ndryshme
Më shumë
“Përdhunimi nuk ndodh vetëm në luftë”, Vasfije Krasniqi kërkon që të publikohen emrat e dhunuesve21 June 2021
Zaev-Clark: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO ka nxitur investimet e huaja 8 July 2021
Raporti i Vajcit nesër para eurodeputetëve, Shkupi pret një mesazh të fortë për identitetin dhe gjuhën maqedonase23 June 2025