Nga Vendi
26 August 2020
Paraburgim për 43-vjeçarin nga Tetova i cili ka përdhunuar te vajza adoleshente

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës parashtroi procedurë kundër 43-vjeçarit i cili jeton në një fshat të Tetovës.

“I dyshuari gjatë vitit 2019 dhe vitit 2020, disa herë ka kryer përdhunim ndaj tre vajzave 14-vjeçare. Ai ka kërcënuar vajzat dhe disa herë ka përdhunuar. I ka kërcënuar me pistoletë dhe thikë si dhe me publikim të fotografive komprometuese që i ka bërë dhe ka përdorur frikën e vajzave për ta kryer veprën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

 

Me urdhrit për ngritjen e procedurës hetimore, prokurori Publik nga PTHP – Tetovë në gjykatë parashtroi propozim për përcaktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit.

Gjykata themelore e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe me vendim të dyshuarit i caktoi paraburgim prej 30 ditësh./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
“Jam më i fortë se virusi”, vdes nga Covid-19 polici italian që ishte kundër vaksinimit31 August 2021
“Jo në emrin tim”, protesta sot në disa qytete evropiane nga diaspora shqiptare26 September 2026
Luiz Ejlli ndan një dedikim të veçantë për vajzën e tij, Lunën27 June 2026