Nga Rajoni
18 November 2026
Konfirmohet rasti i parë me malarie në Shqipëri, pacienti shtetas i huaj, dyshohet edhe një rast tjetër

Është konfirmuar një rast me malarie në Shqipëri. Bëhet fjalë për një shtetas të huaj, i cili është diagnostikuar me këtë sëmundje dhe aktualisht ndodhet i izoluar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj, pacienti është nën kujdesin e mjekëve dhe po merr trajtimin përkatës. Ndërkohë, dyshohet edhe për një rast tjetër, por ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për të.

Rasti i konfirmuar ka rikthyer vëmendjen te malaria, një sëmundje infektive që prej dekadash nuk transmetohet në mënyrë endemike në Shqipëri. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, rastet e regjistruara në vend kanë qenë kryesisht të importuara nga persona që kanë udhëtuar në zona ku malaria është e përhapur.

Malaria transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara dhe mund të shkaktojë temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke dhe komplikacione të rënda nëse nuk trajtohet në kohë. /Tch/



Të ndryshme
Më shumë
Gjendja me COVID-19 në Maqedoni është stabile, vazhdon vaksinimi në të gjitha pikat në vend 1 July 2021
Shaqiri: Do të vazhdojmë me reformat në administratën shtetërore17 August 2021
“Ai o kanë obsessed me mu” – Nora rrëfen për lidhjen e fshehtë me ish-partnerin26 November 2026