Nga Vendi
24 June 2020
Ja në cilat qytete do të fillojnë partitë fushatën për zgjedhjet2020

Partitë dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik prej sot do ta prezantojnë ofertën e tyre politike para qytetarëve.

Edhe pse paralajmëruan fushatë pa mitingje dhe tubime të tjera më të mëdha, me përdorimin të shtuar të rrjeteve sociale, mediat tradicionale, billborde dhe lloj tjetër të prezantimeve onlajn, partitë i fillojnë edhe aktivitetet e tyre në terren.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore 20-ditore, karvani i Koalicionit “Mundemi” i udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë në Strumicë dhe Vinicë, Koalicioni i VMRO-DPMNE-së “Për rindërtimin e Maqedonisë” aktivitetet zgjedhore i fillon në Ohër, Shkup, Strumicë dhe Tetovë, ndërsa BDI-ja me konventë promovuese të kandidatëve në Prespë.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do ta hapin fushatën me prezantimin e programit me shtabin e tyre kryesor në Çarshi të Vjetër të Shkupit, ndërsa PDSH-ja me vizitë të varrit të Arben Xhaferit dhe me prezantimin e platformës në Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Izet Mexhiti: Festimi i Fitër Bajramit forcon lidhjet mes komunitetit22 March 2026
Disa të lënduar nga tre aksidente në Tetovë 6 August 2020
Specialja sot u shua zyrtarisht, Fatime Fetai ka një porosi30 June 2020